Grupi i famshëm, ndahet pas 6 vitesh suksesi!

Showbiz

fifth
Grupi i vajzave u bë i famshëm në një konkurs muzikor. Menjëherë pas tij, ato nisën një karrierë të suksesshme ndërkombëtare. Fifth Harmony numurojnë disa hite dhe shumë fansa përgjatë këtyre viteve. Fillimisht prej grupit u shkëput Camila Cabello, pasi produksioni nuk e lejonte këngëtaren të publikonte materiale origjinale të saj. E duke parë suksesin e hitit të saj “Havana”, mendojmë se ka bërë zgjedhjen e duhur.

camila
Por, as një vit pas shkëputjes së saj, duket se grupi u shpërbë i gjithi. Katër vajzat e mbetura në grup, kanë dhënë deklarata në rrjetet sociale, duke lajmëruar fansat e tyre se grupi do të shpërbëhet për një periudhë të pacaktuar. Secila prej tyre do të zhvillojë karrierën si këngëtare solo. Megjithatë, për hir të fansave, vajzat kanë vendosur të realizojnë koncertet që kishin planifikuar më herët dhe në përfundim të këtyre angazhimeve, do të vazhdojnë secila projektet e saj personale.