Gwyneth Paltrow mbyll biznesin në Londër si pasojë e humbjes në shifra marramendëse/ Shkaku

Showbiz

‘Goop’, marka, e famshme me produkte të ndryshme për të kujdesin ndaj vetes dhe dedikuar bukurisë, frymëzuar dhe krijuar nga aktorja e famshme, e njohur gjithashtu edhe si një grua e sukseshme biznesi ‘Gwneth Paltrow’, u lançua fillimisht nga vetë aktorja në vitin 2008. Që atëherë, ajo është zhvilluar si një markë e njohur ndërkombëtarisht, udhëhequr nga një punë frymëzuese e yllit të Hollywoodit, e cila sot është 50 vjeç, pavarësisht moshës së saj që vështirë mund të lexohet në portretin e aktores.

 

Ajo ka hapur qendrën e saj të parë me krijimin e produkteve kozmetike, në Mbretërinë e Bashkuar në Notting Hill, në Londër në vitin 2019. Por ditët e fundit, ylli i ‘Shakespeare in Love’ u detyrua t’i mbyllte dyert e biznesit të saj, pas dëmit financiar që la pas pandemia e coronavirusit e cila nuk e përjashtoi as Britaninë me pikun e arritur në marsin e vitit 2020. Pas evidentimit të një humbjeje të konsiderueshme të të ardhurave në këtë fushë, Paltrow prej kohësh kishte ndërmarrë masa për ta hequr atë nga regjistri zyrtar i ‘Shtëpisë së Kompanive’.

 

 

Që nga fillimi i tij më pak se tre vjet më parë, qendra e saj në Mbretërinë e Bashkuar, mësohet se ka pësuar humbje të konsiderueshme që arrijnë në 1.5 milionë euro. Megjithatë, marka mbetet një ndërmarrje fitimprurëse globale dhe krijimet e saj të krijuara kryesisht për grate, kanë grumbulluar deri në 200 milionë euro në mbarë botën. Ndërsa dyqani britanik i markës është mbyllur përgjithmonë, “Goop” vazhdon ende të shesë produktet e tij në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Francë.