Habit këngëtarja: I dashuri im ishte gay…

Showbiz

christina
Christina Aguilera ka shokuar të gjithë me deklaratën që ka bërë në intervistën e saj të fundit. E pyetur për kuptimin e këngës “Infatuation”, të publikuar në vitin 2002, ajo tregoi se ia kishte dedikuar dikujt. Konkretisht, ish të dashurit të saj. Këngëtarja madje ka shtuar se ndarja e tyre, erdhi pasi ajo mësoi se ai ishte gay.

christina2
Christina nuk e ka përmendur emrin e tij, megjithatë ka thënë se është e sigurt që ai do e shikojë intervistën dhe do xhindoset për këtë që ajo sapo tha. “M’u thye zemra kur e mora vesh. Ai ka për ta parë këtë dhe do bëhet me nerva, por kjo është e vërteta,” ka thënë këngëtarja.