Hapuni rrugë më të rinjve, kjo aktorja turke është ylli i momentit

Showbiz

Dilan Çiçek Deniz është një ndër aktoret më të suksesshme të momentit.

Deniz u bë gjithashtu e famshme në filmin suedez “How to stop a wedding” dhe fama e saj po merr përmasa të mëdha dita-ditës. Vetëm 25-vjeç, bukuroshja po kryeson listat në Turqi. Aktorja është renditur e para në listën e IMDB, duke lënë pas aktorë të tjerë me emër, përfshirë këtu femra dhe meshkuj.

Në listën e aktorëve më të kërkuar në vendin e dytë është Metin Akdulger, në vend të tretë Can Yaman, në vend të katërt Ayça Aysin Turan dhe në vend të pestë Tuba Buyukustun.