Harry Kane e zgjodhi si të preferuarën e tij, ja si ia kthen Dua Lipa!

Showbiz

dua harry

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane siç duket është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio. Dje ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës. Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.

harry dua
Sigurisht që kjo nuk mund të mos shikohej nga Dua Lipa e cila këtë kërkesë të Harry Kane e ka publikuar në instastory ku ka shkruajtur “YAAASSS MAN” dhe që kurrë më parë s’ka qenë kaq e përfshirë në futboll. Më pas ajo ka publikuar një video tjetër teksa shfaqet Kane duke festuar një nga golat e tij, ndërkohë që në sfond është kënga e Dua Lipës.

harry dua2