Hazal Kaya publikon foto nga festa e beqarisë…

Showbiz

hazalfesteqe.jpg

Ditët po kalojnë dhe data 6 Shkurt po afron. Do të jetë pikërisht kjo datë e cila do të çojë drejt altarit çiftin Hazal Kaya dhe Ali Atay. Pak javë kanë kaluar nga dita e fejesës së tyre dhe ftesat e dasmës, fustani i nuses, përgatitjet paraprake dhe shumë gjëra të tjera janë gati, por Hazal ka vendosur të mos publikojë detaje rreth tyre.
Megjithatë, në festën e beqarisë që ajo ka organizuar ditën e djeshme nuk ka rezistuar ti ndajë ato momente të lumtura edhe me ndjekësit e saj në Instagram! Të gjithë e përgëzojnë dhe urojnë duke i falur energji pozitive dhe fjalë të ngrohta përpara ditës më të madhe të saj.

hazalpartk.jpg