I bukur apo i ekzagjeruar? Postimi i Can Yaman ka ndarë fansat në dy grupime…

Showbiz

Can Yaman, ose thënë ndryshe aktori më i suksesshëm i momentit në Turqi, numëron një numër shumë të madh fansash dhe ndjekësish. Aktori i serialit “Një puthje në errësirë” momentalisht është në formën më të mirë fizike se kurrë. Kështu që, Can nuk i kursen fotot nga palestra apo pa bluzë, për t’u kënaqur me rezultatet e ushtrimeve si dhe për të kënaqur fansat e tij.

Megjithatë, në postimin e fundit, fansat janë ndarë në dy grupe. Ka nga ana të cilëve trupi i Can u duket perfekt, ndërkohë ka dhe nga ata të cilëve u duket se Can e ka tepruar me palestrën dhe po kthehet gati në ‘bodybuilder’. Gjithsesi, cilindo grup të mbështesni, trupi i Can vazhdon të mbetet ndër më të tonifikuarit të kinematografisë turke.