I dinit këto ’10 sekrete’ të Ronela Hajatit?

Showbiz

ron hajati
Ronela Hajati dallon për stilin e veçantë dhe mënyrën e të thënit të gjërave hapur. Me sinqeritetin që e karakterizon, ajo ka vendosur që të zbulojë 10 gjëra që njerëzit nuk i dinë për të me anë të disa postimeve në Instastory. Këto janë 10 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për Ronelën, të cilat i ka treguar vetë ajo:

ronela

1- “Jam vajzë e vetme. Babi donte vajzë, kështu që më bukur s’ka. Çuditërisht, nevojën për një vëlla ose motër e kam ndjerë maksimumi 2 ose 3 vite rreth moshës 15-vjeç, tani jo më.”

2- “Emrin ma ka vendosur babi. Ronela do të thotë “Rron Ela” dhe atëherë kam qenë mbase e vetmja me këtë emër.”

3- “Tetë muaj unë rezultoja djalë në eko…Se ç’ndodhi ditët e fundit s`e di, por di që të gjitha rrobat, madje dhe emri ishin për djalë.”

4- “Përveç shkollës, që fëmijë kam bërë balet, solfezh, piano (10 vjet) dhe prezantoja çdo shfaqje, sepse sipas prindërve të mi “njeriu duhet të ketë kulturë” dhe harruan që s’mund ta lija më kurrë muzikën pas këtyre.”

5- “Nuk kam asnjë 9 të vetme në dëftesë nga klasa e parë, deri në fund të gjimnazit. Kush më njeh e di. Nuk dilja kurrë dhe vetëm mësoja. Madje dhe mamin e kam pasur zyshë në të njëjtën shkollë ku mësoja, që të mos i shpëtonte gjë.”

6- “Kumbari im ka qenë Tish Daija, kompozitori i baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”. Nder!”

7- “Ishte një periudhë në Tiranë që treçereku i këngëve vërdallë kishin backvocal-et e mia.”

8- “Vitet 2009-2011 kanë qenë një periudhë e çmendur portalesh. Nuk kishte gazetë vërdallë pa qenë emri im diku dhe 200 idiotësirat e shpikura. Kjo është arsyeja pse jam kaq shumë e ‘zhdukur’.”

9- “E keni parasysh një zë “Baaabaaastaaarsss”, në çdo këngë e koncert? Vazhdon të jetë i imi…”

10- “Kam qenë një metalare e çuditshme në gjimnaz, flokë të gjata (shumë të gjata), syze… deri sa pashë Sean Paul dhe pastaj jetën time mund ta ndiqni në YouTube.”