I kërkojnë foton e parë fëmijës, oferta marramëndërse që marrin Fahriye dhe Burak Ozvicit

Showbiz

burak-fahriye.jpg

Janë padiskutim një nga çiftet më të pëlqyer dhe të përfolur. Shtatzania e saj u bë lajm në çdo portal turk dhe arab. Këta të fundit kanë filluar ti kushtojnë vëmendje të gjithë personazheve që kanë ndikim të madh në shoqëri. Nuk mund ta mohojmë që një rast i tillë janë edhe Fahriye dhe Burak. Në festën që ata organizuan përpara se bebja të vijë në jetë, shumë revista ofruan shuma tepër të mëdha për të patur ekskluzivitetin e fotos së parë të bebes. Një milionë dollarë ishte shifra marramendëse që një revistë në Dubai i ofroi çiftit për foton e parë të fëmijës së tyre. E ndërsa të gjithë mendojmë se kjo është një shumë tepër e konsiderueshme për tu refuzuar, çifti nuk e pati aspak problem ta refuzonte këtë ofertë dhe ta mbajnë private fotografinë e parë të fëmijës.