İlayda Alişan për dashurinë: “Nuk dashurohem lehtë”

Showbiz

Aktorja e njohur e brezit të ri, İlajda Alishan, e cila për publikun e Tring kujtohet me personazhin e Elës, në serialin “Pafajësia”, ku ndau rolin kryesor me aktorin Serkaj Tytynxhy, ku u dashuruan e pas disa muajsh i dhanë fund romancës së tyre, së fundmi ka bërë deklarata për jetën private si edhe edhe për ecurinë e projektit të ri në të cilin merr pjesë.

Pasi kishte darkuar me miqtë e saj në një restorant, aktorja duke ju referuar ekipit të xhirimit tregoi se ishte kënaqësi të ndante punën me persona të cilët i njehte prej kohësh. “Tani po kthehem në shtëpi të mësoj përmendësh skenarin dhe më pas do drejtohem në sheshxhirim. Janë ditët e para dhe emocioni është gjithmonë i veçantë në fillim”, tha Alishan, ndërsa zbuloi se nuk mund ta kuptoj një dashuri kur në të ‘vdes’ pasioni.