Incidenti i Angelique Boyer dhe Sebastian Rulit në tapetin e kuq, i mahniti të gjithë!

Showbiz

angelique sebastian
Quhet emergjencë mode, por nuk konsiderohet aspak “e tmerrshme” nëse protagoniste është aktorja e famshme meksiko-franceze, Angelique Boyer. Edhe pse shkëlqeu në mbrëmjen e çmimeve TVyNovelas Awards në Meksikë, aktorja pati një moment të pakëndshëm me fustanin e saj dhe për këtë, faj kishte partneri, aktori Sebastian Rulli.Një ndër aktoret më të preferuara të serialeve meksikane, e lindur në Francë, dukej e mahnitshme me fustanin e artë në tapetin e kuq, por video e saj u bë virale pasi kuptoi se fustanin e kishte veshur nga ana tjetër.

 640 0 5c880ec74711f

Pavarësisht dekoltesë së theksuar në formë V-je të thellë, që linte shumë pak vend për imagjinatë, aktorja pak minuta pasi kishte nisur mbrëmja gala, kuptoi që fustanin e shkëlqyeshëm e kishte veshur mbrapsht.Pasi u shfaq bashkë me Sebastian Rulli-n në tapetin e kuq, Angelique kuptoi se fustanin nga “Victor y Jesse” e kishte veshur keq, ndaj pak minuta më vonë, nga Instagrami i saj, në story, ajo zbuloi edhe fajtorin e këtij incidenti.Sipas Angelique, ishte i dashuri shkaktari i këtij incidenti dhe ai që tani duhet të rikuperonte gabimin duke e ndihmuar për ta veshur siç duhej.

 640 0 5c8809ea48fc7

Në videon e postuar në Instagram, dëgjohet qartë aktorja meksikano-franceze që i kërkon Rulli-t: “Për fajin tënd e vesha keq, ishte faji yt, tani më ndihmo ta vesh siç duhet, i dashur.”Nëse të tilla incidente mund të konsideroheshin të tmerrshme për disa njerëz, Angelique e ka marrë me shumë sportivitet dhe humor këtë situatë. Me zërin e saj seksi, ajo bën shaka duke thënë se është një djalë seksi që e ndihmon me fustanin. Eleganca e tyre u ra në sy të gjithëve, madje çifti u konsiderua edhe si çifti i veshur më bukur gjatë kësaj mbrëmjeje.

 640 0 5c880ec6afbb4