Incidenti i Elhaida Danit në avion, diçka që duhet të kemi parasysh të gjithë!

Showbiz

elhaida shfaqje
Prej kohësh jeta e saj zhvillohet mes Shqipërisë dhe Europës, pasi fitoi të drejtën të jetë pjesë e një prej shfaqjeve më të bukura që po shëtit nëpër shumë shtete, në rolin e protagonistes. E gjendur së fundmi në vendlindje për një vizitë të shkurtër, Elhaida ka nisur sërish udhëtimet për shfaqjen e saj. Ditën e sotme teksa udhëtonte me avion, ka pësuar një incident, të cilin ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’.

elhaida avion

E veshur me pantallona të bardha, gjatë udhëtimit i është derdhur kafja duke i lënë një njollë të madhe në veshje. “Këshillë për veten: Mos pi kafe në avion kur ke veshur për herë të parë xhinse të bardha. Nuk është diçka e zgjuar”,-ka shkruar ajo. Kjo këshillë me siguri do vlente për të gjithë, pasi incidente të tilla mund të arrijnë të prishin gjithë vazhdimësinë e ditës.