Irina Shayk flet për ndarjen nga Bradley Cooper

Showbiz

Në numrin e ri të Vogue britanik, Irina foli për herë të parë në lidhje me ndarjen nga Bradley Cooper.

“Mendoj se kemi qenë të dy shumë me fat që përjetuam diçka të tillë,” tha ajo. “Jeta pa Bradley është territor i ri.”

Ata janë prindër të një vajze dy vjeçare, të quajtur Lea De Seine Shayk Cooper. “E kam shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një grua që punon dhe që mban shtëpinë,” tha Irina. “Ka ditë që zgjohem dhe s’di çfarë të bëj. Më duket sikur po rrënohem. Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde – është natyra njerëzore,” tha ajo. “Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë.”

“Secili e sheh martesën ndryshe,” tha ajo. “A besoj unë në martesë? Po, sigurisht. S’jam lloji i njeriut që t’i dal kundër.”