Irina Shayk ndryshon krejtësisht pamjen…

Showbiz

shayk
Supermodelja Irina Shayk na ka shokuar me look-un e saj të ri. Rusja ka vendosur papritur të presë flokët shkurt. Gjatë Javës së Modës së meshkujve në Milano, 32-vjeçarja është shfaqur me flokët e prera shkurt dhe me baluke. Irina gjithmonë ka preferuar flokët e gjata dhe ky ndryshim në pamjen e saj nuk pritej.

irina2

Gjithsesi, një vajzë aq e bukur sa Irina, çfarë do lloj ndryshimi të bëjë sërish do të duket yll. Irina në fakt përveç se ka ndryshuar look-un e saj, në këtë eveniment të rëndësishëm të modës për meshkuj është shfaqur e veshur serioze me një kostum të zi dhe dukej mjaft në formë.

irina