Iva Tiço i kthehet ashpër komentuesit, pasi e pyetën përse nuk martohet!

Showbiz

tico
Iva Tiço është një ndër gazetaret më të pëlqyera të medias shqiptare. Por ndonjëherë njerëzit zgjedhin të bëjnë komente jo etike dhe të papërshtatshme për jetën private. Kjo ka ndodhur dhe ditën e sotme, por nuk ka mbetur pa përgjigje.Në një prej postimeve të saj, një ndjekës i ka shkruar: “Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj”.“Se është vendi i mbushur me injorantë si ty për shembull. Pirdhu.”- i është kthyer ajo.

icvaaa22

“Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve që nuk i njohin. Dhe mbi të gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas.”- ka shkruar ajo pranë fotos ku duket dhe ajo çfarë i ka thënë komentuesi.Dhe në fakt, çështje të tilla nuk i përkasin askujt, përveç personit, qoftë ai publik apo jo. Duhet të mësojmë të respektojmë zgjedhjet e njëri-tjetrit, sado të ndryshme të jenë dhe mbi të gjitha të mos kushtëzojmë vlerën e një gruaje nga statusi i saj. Një burrë i mirë nuk është nevojë, është thjesht diçka ekstra që zgjedh ose jo ta kesh në jetë. Le të merremi pak më shumë me jetën dhe lumturinë tonë, duke respektuar atë të tjetrit.