Ja cila ishte veza që mposhti Kylie Jenner në Instagram!

Showbiz

kylie veza

Lajmi që Kylie Jenner u mposht nga një vezë në Instagram u përhap me shpejtësi në çdo rrjet social. Por askush nuk u interesua si ndodhi kjo dhe çfarë ishte kjo vezë ‘e famshme’. Pas postimit të Kylie Jenner e cila lajmëroi ndjekësit për lindjen e vajzës së saj Stormyt, komentet dhe liket vërshuan drejt këtij postimi duke e kthyer atë në postimin më të ndjekur dhe pëlqyer në Instagram.

kylie

Duke marrë shkas nga ky fakt, ‘dikush’ ka hapur një adresë me qëllimin që të shënojë rekordin e ri të numrit të like-ve . Adresa quhet world_record_egg dhe ka publikuar vetëm një foto të një veze duke i kërkuar të gjithë atyre që e shihnin ti bënin like për të shënuar rekordin e ri. Mesa duket kjo ide e tij i ka intriguer edhe ata që kanë parë foton e nuk kanë nguruar të shtypin butonin like më shumë së 18 milionë here duke lënë pas kështu Kylien dhe Stormyn.

veza