Ja kush e shoqëron Jonida Maliqin në Eurovizion!

Showbiz

jonida ml

Vetëm disa javë na ndjajnë nga festivali europian i këngës i cili do të mbahet në Tel aviv Israel dhe përgatitijet janë drejt fundit. Jonida Maliqi do të këndojë e 14-ta në natën e dytë të Eurovisionit më 16 Maj,ku do të përformojë këngën “Ktheju Tokës”. Deri më këto momente ajo mban vendet e para në sonazhet që janë zhvilluar në portale që kanë fokus “Eurovisioni”.Gjithashtu performancat e saj “live” në Amstedam dhe Londër janë komentuar shumë duke vënë në fokus vokalin e Jonidës i cili është cilësuar si një ndër më të mirët e këtij viti.

jonida wendi

Sot këngëtarja ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në Instagram edhe backvokal-et që do ta shoqërojnë gjatë performncës në skenën e Eurovisionit. Ata janë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe bëhet fjalë për Tiri Gjoci, Wendi Mancaku dhe Artemisa Mithi. Treshja do të udhëtojë me Jonidën në Israel për të na dhuruar emnocione të veçanta. Ne i urojmë shumë suksese dhe dalshi faqebardhë.