Ja si shprehet ish e dashura e Ozcan Deniz kur e pyesin për të

Showbiz

ozxcanana

Buse Narci është një aktore e re turke por emri i saj u lakua shumë si e dashura e Ozcan Deniz. Marrëdhënia e tyre përfundoi rreth një viti e gjysmë më parë. Pas Narcit, Deniz u njoh me Feyza Aktan, aktualisht bashkëshortja e tij. Çifti u martua disa muaj më parë ku Feyza ishte rreth 7 muajshe shtatzënë.

Sa herë që intervisohet, ish e dashura e Deniz, Buse Narci nuk mund të shmangë pyetjet për aktorin. Megjithatë, ajo është treguar shumë e prerë kësaj herë. “Nuk dua të flas. Kjo çështje nuk më intereson më” – është shprehur aktorja.