Jahti luksoz dallohet në Porto Palermo! E dini kush ka ardhur? (FOTO)

Showbiz

grgr

Këtë jaht ndoshta mendoni se e keni parë diku më parë! Po, me siguri e keni parë gjatë pushimeve luksoze të aktorit Johnny Depp, por në fakt ai tashmë i është shitur shkrimtares 50-vjeçare, JK Rowling, për 22 milionë paund.

Së fundmi ky jaht u pa pranë brigjeve shqiptare. E në fakt për ne është rast i rrallë që një personazh kaq i njohur qëndron afër brigjeve, pa i treguar askujt dhe duke dashur të jetë jashtë syrit të medias.

Autorja e “Harry Potter”, e cila vlen 580 milionë paund, u tërhoq nga jahti me të cilin udhëton me bashkëshortin Neil Murray dhe dy fëmijët e tyre David, 12 vjeç dhe Mackenzie, 10 vjeç.

“Daily Mail” shkruan se, jahti luksoz quhet Amphitrite dhe u krijua në vitin 2001, ndërsa më parë ka qenë në pronësi të aktorit Jonny Deep dhe Angeline Jolie. Madje, filmi “The turist”, është bërë te ky jaht luksoz. Në vitin 2008 çifti harxhoi edhe 5 milionë paund të tjerë për të rikonstruktuar sipas shijes së tyre superjahtin.

Paraditen e sotme, ky superjaht është duke shijuar larg syve të të gjithëve bregdetin shqiptar ndërsa u dallua në Porto Palermo. Mediat shqiptare raportojnë se jahti ishte ditën e sotme në Butrint, ku me shumë mundësi shkrimtarja JK Rowling ka zbritur për të vizituar bukuritë e qytetit antik. Sigurisht, shumë pak autoritete mund të kenë informacion ndërkohë që askush nuk lejohet të afrohet. Ende nuk dihet nëse autorja ka vendosur q ëtë qëndrojë ose do të vazhdojë më tej udhëtimin.

fsdfdsfsdfs

fewfwefwefew

ewffewefwfew