Jennifer Aniston fillon një lidhje me aktorin e serialit “Friends”

Showbiz

Aktorja, Jennifer Aniston është përfolur gjithmonë për një lidhje me Brad Pitt edhe pas kaq shumë vitesh. Ata kanë dhënë deklarata herë pas here që janë thjesht miq të mirë por fansat nuk janë dorëzuar ende.

Ndoshta ky lajm i ri do t’i bëjë ata të harrojnë më në fund Brad!

Pas ribashkimit të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schëimmer pranuan se kishin pasur një pëlqim shumë të fortë ndaj njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të serialit.

“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schwimmer.

Një burim për “Close”  ka thënë se pas ribashkimit për serialin “ friends” Jennifer dhe David e kanë rimenduar dhe marrëdhënien e tyre dhe kanë nisur një njohje ose lidhje.

Ata kanë nisur të kalojnë kohë në shtëpinë e Jennifer, ku ajo ka gatuar darkën dhe kanë kaluar një kohë cilësore bashkë, duke folur dhe qeshur. Ata janë parë edhe duke pirë verë, të përqendruar në bisedë, teksa ishin në një nga vreshtarit e preferuara të Jennifer, ku dukej qartë se kishte shumë kimi mes tyre”, kanë thënë burimet.