Jennifer Lawrence nis përgatitjet për dasmën e shumëpritur!

Showbiz

lawrence
Jennifer Lawrence dhe i fejuari i saj Cooke Maroney janë fotografuar së fundmi duke vizituar disa nga hotelet më elitare të Manhattan. Ylli i ‘Hunger Games’ dhe partneri i saj u shfaqën shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, të veshur thjeshtë, por pa i shpëtuar paparacëve.

12058886 6903887 image m 29 1554828886605

Shumë shpejt dy të dashuruarit pritet të martohen dhe këto janë vendet e para që kanë vizituar si mundësi për të zhvilluar ceremoninë e mrekullueshme. Ende nuk dihen të dhëna më të detajuara për ceremoninë dhe vendimin e çiftit, por pritet që ceremonia të jetë disi private. Kujtojmë se Jennifer e mori propozimin disa javë më parë dhe që prej asaj dite kanë nisur përgatitjet.