Jeta e mrekullueshme e David Beckham

Showbiz

albanwqwqwqia4

David Beckham është më i famshëm tani se sa kur ai luante futboll. Që nga koha kur ai ishte pjesë e Manchester United e deri sot jeta e tij ka ndryshuar. Ai u martua me një emër të njohur të muzikës pop, ka qenë përfaqësues i disa prej markave më të njohura në botë dhe të ardhurat e tij kanë qenë gjithmonë në rritje.

Ai fillimisht ishte pjesë e klubit të Manchester United, e më pas u transferua tek Real Madrid ku qëndroi për 4 vjet. Beckam e njohu Victorian në vitin 1997. “Nuk e njihja se kush ishte. Asnjëhëre nuk kam qenë e dhënë pas futbollit” – është shprehur bashkëshortja e tij. David dhe Victoria kanë tre fëmijë: Cruz, Harper dhe Romeo. Ata janë sot një nga çiftet më të famshme në botë.

Beckham është përfaqësues i Adidas, Samsung, Pepsi, madje ka edhe kompaninë e tij të prodhimit të whiskey-t. Pasuria e tij dhe e Victorias arrin në vlerën 450 milion dollar.