Jo vetëm Kim, tashmë edhe një tjetër Kardashian përshëndet shqiptarët!

Showbiz

kardashian shqip

Pas Kim Kardashian, e cila habiti të gjithë teksa foli shqip në një video të publikuar nga make up artist-i i saj Mario Dedianoviç, tashmë edhe një tjetër nga motrat ka përshëndetur shqiptarët. Duket se familja Kardashian, është familjarizuar mjaft mirë me shqipen që dëgjon nga grimieri. Në këtë rast, është modelja më e mirë e vitit, Kendall Jenner, ajo e cila ka përshëndetur. Së fundmi, ajo ka postuar një video bashkë me një fansin e saj, ku dëgjohet të thotë : “Përshëndetje Shqipëri”, dhe më pas dërgon një puthje për të gjithë fansat.

 

A post shared by Kendall and Kylie (@purejenners) on May 9, 2018 at 11:13am PDT