Jo vetëm Rita Ora, një tjetër këngëtare shqiptare do prezantojë krah saj!

Showbiz

rita 12132142
Dy këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare dhe më në zë të momentin, Rita Ora dhe Bebe Rexha këtë here do vijnë ndryshe. Bebe dhe Rita ditën e dielë do të jenë në rolin e dy prezantueseve në një nga eventet më të mëdha të muzikës botërore, “Video Music Awards 2018”. Të dyja vazjate do të jenë në drejtimin e koncertit “VMA Kickoff” në New York.

rita vma

Këtë informacion na e ka dhënë vetë Rita Ora (emri i të cilës ishte konfrimuar më parë si prezantuese e këtij eventi) me nje postim në rrjetin e saj “Instagram” ku shkruan: “New York!! Zemra ime, Bebe dhe unë do të drejtojmë koncertin e “VMA Kickoff” këtë të diele. Do të jetë një natë e egër dhe po përgatisim surpriza për ju.” – është shprehur ajo.

bebe vma