John Legend dhe Chrissy Teigen ‘përjetësojnë’ dashurinë e tyre!

Showbiz

chrisssyyyy
John Legend dhe Chrissy Teigen janë një nga çiftet më të dashur të ‘Hollywood’. Dyshja nuk ka nguruar asnjëherë të shprehin ndjenjat për njëri-tjetrin edhe në publik.Së fundmi ata kanë bërë një tatuazh të përbashkët, të inspiruar nga fëmijët e tyre. Chrissy ka shkruar emrin e bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj, ndërsa John emrin e saj dhe të fëmijëve.

chrissy 1 e1537260375851
Ka qenë 33-vjeçarja ajo e cila e ka ndarë këtë lajm në ‘Instagram’ me të gjithë ndjekësit e saj, duke shtuar se tashmë e tutje, çifti do të ketë vetëm tatuazhe që kanë të bëjnë me njerëz specifikë në jetën e tyre.Kujtojmë se këngëtari i ka dedikuar shumë projekte muzikore, dashurisë së jetës së tij, një prej të cilave dhe ‘All of me’, e cila theu rekorde klikimesh.