John Travolta dhe bashkëshortja kujtojnë djalin me postimin prekës

Showbiz

John Travolta dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston kujtojnë çdo vit djalin e tyre, i cili humbi jetën tragjikisht para 11 vitesh.

Fëmija i tyre vuante nga autizmi dhe ndërroi jetë më 2 janar 2009 gjatë pushimeve me familjen në Bahamas. Jett u gjet i pajetë në banjën e një resorti dhe dinamika e tragjedisë mbeti mister. Mediat thonë se pësoi një krizë dhe goditi kokën, por ende ka mbetur e pakonfirmuar.

Të hënën, ai duhet të festonte 28 vjetorin e lindjes.

Të hënën, John, 66 vjeç publikoi një imazh bardh e zi me të voglin Jett duke shkruar: “Urime ditëlindjen Jett, të duam shumë”.

Edhe bashkëshortja Kelly, 57 vjeç, postoi një foto ku duket duke përqafuar Jett dhe shkruan: “Urime ditëlindjen Jetti ynë i ëmbël, të adhurojmë!!”