Justin Bieber bën gjestin romantik, përpara të gjithëve në rrugë!

Showbiz

justin londer
Nëpërmjet një deklarate të papritur, familjarët e Hailey Baldwin treguan se modelja dhe Justin Bieber u martuan në fshehtësi javën e kaluar. Menjëherë pas dasmës mendohet se çifti është nisur për muaj mjalti ne Londër ku po shijojnë në maksimum ditët e tyre të lumtura. Në fotot e kapura nga paparacët Justin Bieber dukej shumë i dashuruar me modelen, ndërsa i mbante krahët e hedhur rreth belit të saj.

4374638 6181959 image a 138 1537300160026 Copy

Ai madje kishte rezervuar një surprizë për Hailey-n, pasi nisi të këndonte jashtë Buckingham Palace, duke luajtur në kitarë këngët e saj të preferuara. Hailey qëndronte mes turmës së njerëzve duke dëgjuar dhe filmuar dashurinë e saj, ndërsa unaza me një gur gjigant diamanti shkëlqente në gisht. Dyshimet e dasmës nisën një javë para, pasi dyshja u fotografuan teksa hynin në një zyrë martesore.

640 0 5ba1e9e5c6af4 Copy

Lexoni gjithashtu: Këngëtarja e njohur surprizon të gjithë, shtatzënë për herë të tretë!