Justin Bieber do të bëjë këngë me bashkëshorten?

Showbiz

 

Pasi tha publikisht se vuante nga ankthi, të gjithë menduam se Justin Bieber do të qëndronte për një farë kohë larg muzikës, por nuk ndodhi kështu. Së fundmi ai publikoi bashkëpunimin e parë me këngëtarin Ed Sheeran, i cili rezultoi shumë i suksesshëm që në ditët e para. Mesa duket, 25-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet.

Ai publikoi një foto në ‘Instagram’ pranë bashkëshortes së tij, Hailey Bieber, në studio dhe shkruan: “Në studio, me vajzën time të studios”. Hailey ka qenë gjithmonë një mbështetje për Justin, edhe gjatë periudhës së tij të vështirë, ndërsa tani duket se është kthyer edhe në muzë për të.