Justin Bieber feston ditëlindjen, vjen urimi që të gjithë po prisnim!

Showbiz

bieber
Ribashkimi i Justin dhe Selena Gomez ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve. Në ditën e lindjes së këngëtarit, të gjithë fansat e tyre pritën për një urim nga ana e Selenës. Dhe në kohët që jetojmë, nëse këto gjëra nuk bëhen publike në Instagram apo rrjete të tjera sociale, atëherë nuk quhen “zyrtare”.

jus
Kështu që nëse kishim dyshime për lidhjen e tyre, tashmë ajo sapo u zyrtarizua edhe në rrjete sociale. Këngëtarja ka postuar një foto, tek e cila shfaqet duke mbajtur një fotografi të Justin. “1 mars 1994, një person super cool që unë njoh lindi. Boom,” ka qenë mbishkrimi i Selenës.

selena
Nuk ishte e nevojshme që ajo të përmendte emrin e Justin, pasi ishte shumë e qartë nga fotografia dhe urimi që ky postim i dedikohej atij. E duke shtuar këtu edhe një dozë humori “Boom”, si për të thënë që më në fund ja ku “shpërtheu” lajmi që të gjithë prisnin.

selena