Kanye West habit të gjithë me paraqitjen e tij në dasmën e shokut!

Showbiz

kanye 2 chainz
Dje, Kanye West dhe bashkëshortja e tij Kim Kardashian ishin të pranishëm në dasmën e reperit 2 Chainz me partneren e tij prej vitesh Kesha Ward. Dasma luksoze u mbajt në vilën e Gianni Versace-s në Miami. Në pamje të parë çifti dukej perfekt, Kim e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë mente neon, ndërsa Kanye kishte veshur një kostum Louis Vuitton, nuk kishte veshur bluzë poshtë, por gjithsesi dukej bukur.

kanye dasm

Kanye di gjithmonë si të tërheqë vëmendje, por në këtë rast është kthyer në objekt bisede dhe aspak për mirë. Disa e kanë quajtur mungesë respekti këtë paraqitje të tij në dasmë, ndërsa disa kanë filluar të bëjnë shaka duke thënë se ka veshur shapkat e North-it, pasi nuk mundi t`i gjente këpucët që kishte bërë në plan të vishte.

kanye shapka