Kanye West kërkon me ngulm bashkëpunimin me këtë këngëtare shqiptare!

Showbiz

kanyeee
Pas bashkëpunimeve të suksesshme me shumë artistë të njohur, Dua Lipa ka tërhequr dhe vëmendjen e Kanye West. Këngëtari është duke përgatitur albumin e tij të ri ‘Yandhi’ dhe sipas disa burimeve, ai ka gati disa këngë që do të ishin perfekte për këngëtaren shqiptare. “The Sun” shkruan se Kanye është magjepsur nga zëri i Duas dhe e di që për momentin, ajo është këngëtarja më e kërkuar.

19 Dua Lipa.w330.h412

“Bashkëpunimi i saj me Calvin Harris rezultoi shumë i suksesshëm dhe ai është i vetëdijshëm për këtë gjë”, është shprehur burimi. Njësoj si Kanye, edhe për Duan ai është një prej artistëve të saj të preferuar. Kujtojmë që së fundmi, Dua u bë pjesë e sherrit të tij me Taylor Swift, por i dha fund kësaj duke thënë se nuk po mendonte aspak për sherrin e tyre, por për muzikën që bëjnë.