Kanye West shpërthen në të qara dhe kërkon falje publike…

Showbiz

kanyeee
Kanye West më në fund ka kërkuar falje për një koment të tijin katër muaj më parë që i tërboi të gjithë. Reperi kishte thënë se skllavëria duhet të ketë qenë një zgjedhje, por ky koment nuk u prit mirë dhe shkaktoi debate të mëdha. Megjithatë Kanye gjeti kohën për të folur për të në radion WGCI në Çikago, ku kërkoi falje për këtë koment.“Unë nuk e di nëse kam kërkuar ndjesë siç duhet për mënyrën se si ky koment për skllavërinë i bëri njerëzit të ndihen. Më vjen keq që u nxitova. Dhe më vjen keq që njerëzit u ndjenë të zhgënjyer në atë moment.

kanye radio

Gjithashtu ju vlerësoj që ju djema më keni dhënë mundësinë të flas për mënyrën se si po mendoj dhe për atë që po kaloj”.Një numër i madh artistësh mes të cilëve Will.I.Am reaguan për këtë koment duke e quajtur reperin Kanye West një injorant. Snoop Dogg madje tha se Kanye ka nevojë për ndihmë. Ndërkaq, ishte e pamundur të mos dalloheshin lotët në sytë e tij, gjatë gjithë kohës që ai foli. Kjo gjë në fakt, i tregoi fansave të tij se Kanye e ndjeu vërtet faljen që kërkoi dhe peshën e fjalëve të tij.