Këndoi këngën e tij, Elhaida flet për reagimin e Florit!

Showbiz

elhaida flori
Kënga “Plas” nga Flori Mumajesi u shndërrua menjëherë në hit. Këngëtarja Elhaida Dani pak kohë më parë realizoi një cover të këngës “Plas” të cilën Flori e pëlqeu shumë dhe e shpërndau edhe në Instagramin e tij me një reagim mjaft emocinues. Edhe pse kanë kaluar pak muaj nga postimi i këngëtarit, Elhaida ka vendosur të shpërndajë me fansat emocionet që i ka dhuruar kjo video dhe ka shkruar këto fjalë mjaft me domethënie:

“Pas pak do ndaj me ju një krijim timin te ri , por më parë dua te ndalem tek një nder momentet me te bukura për mua te dy muajve te fundit… E kam parë këtë video nuk di se sa herë, thonë që kur punon me shumë dashuri të shpërblehet dhe reagimi i Florit mbi coverin tim në këtë video është me shumë se sa prisja si artiste”.