Këngëtari i njohur akuzohet nga 8 gra për ngacmime seksuale…

Showbiz

Këngëtari i njohur Placido Doming u gjend në qendër të një skandali këtë javë pasi u akuzua për ngacmim seksual nga disa gra.
Janë publikuar deklarata të tetë këngëtarëve, valltareve dhe individë të tjerë që e akuzuan tenorin spanjoll për ngacmim, puthje të pahijshme dhe sjellje të tjera të padëshiruara. Megjithatë, deri më tani, askush nuk duket se ka paraqitur prova të qarta për pretendimet e tyre.


Lajmi rreth 78-vjeçarit ka bërë bujë të vërtetë vetëm disa orë pas lajmeve. Opera e San Francisko ka anuluar performancën e tij në shtator. Ata ishin pak më të kujdesshëm në lidhje me Operën e Los Angelesit, duke thënë se do të hapnin një hetim.
Megjithatë, ndryshe nga publiku amerikan, shtëpitë e operave në Evropë nuk po arrijnë në përfundime të shpejta. Deri më tani, askush nuk ka marrë vendim që të anulojë performancat e Domingos duke përfshirë edhe qytetet si Milano, Zyrih e Londër. Europianët janë më të kujdesshëm, madje disa prej tyre i kanë dalë në mbrojtje…