Këngëtari shqiptar, kalon Krishtlindjen me Jennifer Lopez!

Showbiz

j lo dtl
Shumë prej nesh do ta kishin një prej ëndërrave të tyre të takonin nga afër këngëtaren e famshme Jennifer Lopez, sidomos ato që janë fansa të saj. Por këtë e ka bërë realitet këngëtari me origjinë shqiptare Albert Stanaj i cili është gjithashtu i famshëm në Amerikë e jo vetëm. Ai ka publikuar në Instagramin e tij një foto ku duket përkrah JLO dhe me sa kuptojmë fotoja është shkrepur nga këngëtarja e njohur.

stanaj 2

“Është gjithmonë kënaqësi të bashkohesh me JLO për Krishtëlidnje. Seriozisht ajo është e mrekullueshme… Nata e mbrëmshme ishte si një film.” – ka shkruar Stanaj në postimin e tij e në fakt ka të drejtë për gjithë këtë lumturi apo jo? Këngëtari shqiptar ishte i ftuar këtë verë së bashku me Dua Lipa-n në Prishtinë në festivalin Sunny Hill.