Këngëtari shqiptar, së shpejti në një Reality Show!

Showbiz

kevin
Këngëtari 23-vjeçar me prejardhje latino-shqiptare, Kevin Edmond, do të jetë pjesë e një ‘Reality Show’ në Suedi, i cili quhet ‘Paradise Hotel’. Lajmin e pjesëmarrjes e kanë konfirmuar mediat suedeze, por edhe vetë këngëtari në profilin e tij në ‘Instagram’.

Të gjithë pjesëmarrësit do të mbyllen në një hotel luksoz për disa javë dhe fituesi do të marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kevin është një këngëtar që sapo ka filluar karrierën e tij dhe gjatë verës së vitit që lamë pas, ka publikuar këngën e tij të re me titullin ‘Sube’.