Këngëtari shqiptar, së shpejti një bashkëpunim me Bebe Rexhën!

Showbiz

rexha bebe
Seven Saraqi këtë periudhë është fokusuar totalisht në karrierën e tij muzikore. Së fundmi, ai ka bashkëpunuar me Tunën dhe duket se kënga e tyre “Maria” ishte vetëm fillimi i bashkëpunimeve të tij të suksesshme. Vetë këngëtari ka zbuluar se shumë shpejt, do të publikojë një bashkëpunim me Bebe Rexhën.

large

Në këtë mënyrë, ai do të bëjë debutimin e tij ndërkombëtar dhe kush më mirë se një shqiptare e suksesshme mund ta ndihmone për këtë gjë? Seven ka thënë se ai dhe Bebe tashmë e kanë gati një version demo të këngës dhe po vazhdojnë të punojnë për të nxjerrë rezultatin përfundimtar të një kënge që pritet të bëhet hit.