‘Më bëj si Burak Ozcivit’; si është transformuar këngëtari i njohur nga operacionet plastike

Showbiz

00burkaop

Këngëtari turk Kusum Aydin ka pranuar para gazetarëve se në fotot e tij ka gjithmonë photoshop dhe nga ana tjetër ka rrëfyer se do t’i nënshtrohet operacioneve plastike në mënyrë që të ngjajë sa më shumë me aktorin e njohur të serialeve Burak Ozcivit.

kusum aydin 105809IT

“E pranoj, e përdor photoshop, ndryshe nuk mund të ngjaj i bukur. Do të kryej madje edhe disa operacione plastike. Do të paraqitem tek doktori me një foto të Burak Ozcivit dhe do t’i them: më bëj kështu” – ka rrëfyer këngëtari.

kusum aydin 145259UN

Këngëtari ka kryer edhe më parë ndërhyrje estetike. Ndryshimi i tij është aq i madh sa vështirë të njihet.