Këngëtarit të njohur i ikën zëri në mes të koncertit…

Showbiz

koncert
Pasi iu desh të ndalonte një koncert në U2 në Berlin për shkak të ikjes së zërit, këngëtari i njohur Bono së shpejti do t’i kthehet këngës në turneun e radhës në Këln me 4 shtator. Turneu evropian i grupit është tashmë i sigurt. Në një deklaratë në faqen zyrtare këngëtari shpjegoi se ai ishte kontrolluar nga një mjek i shkëlqyer i cili përjashtoi çdo problem serioz me vokalin.

u2

Ai ka përsëritur keqardhjen e tij për fansat dhe i ftoi të gjithë të vijnë në koncertin e radhës në Berlin. Bono e ka anuluar koncertin por vetëm pas 40 minutash u tha se koncerti do të ndërpritej totalisht. Në media u fol se ai kishte tymosur shumë cigare marijuanë por çdo thashethem është hedhur poshtë nga Bono. Në komunikimin zyrtar të menaxherëve të këngëtarit thuhet se pak minuta përpara ndërprerjes së koncertit zëri i Bono-s ishte në formën e tij më të mirë dhe arriti të kapte edhe shumë nota të larta.