Këngëtarja e njohur mbërrin në Tiranë për koncert!

Showbiz

ayooo
Këngëtarja me famë botërore, Ayo, ka mbërritur tashmë në Tiranë, me rastin e koncertit që do të mbajë sot në darkë të Amfiteatri i liqenit.Pak para se të linte aeroportin e Rinasit, ylli i muzikës botërore ka dhënë një mesazh për të gjithë fansat në Shqipëri.“Përshëndetje! Unë jam këtu, jam në Tiranë. Jam shumë e lumtur. Shpresoj t’ia kalojmë bukur sonte”, thotë ndër të tjera këngëtarja.

ayo
Ayo do të interpretojësot më datë 28, ora 20:00, te Amfiteatri i ri për të gjithë kryeqytetasit por edhe të ardhurit nga rrethet enkas për të. Ajo njihet anembanë botës për zërin e saj unik dhe këngët që janë bërë hit në Shqipëri si, “WHO”, “Down on My Knees”, “Slow Slow” etj.