Këngëtarja e njohur përfundon në spital nga çrregullimet e shëndetit mendor/ si është gjendja e saj

Showbiz

11selena

Këngëtarja më e ndjekur e rrjetit social Instagram duket se është është tërhequr përkohësisht nga të gjitha hapësirat virtuale për t’iu kushtuar trajtimeve të shëndetit mendor. Fama, mirëqenia , luksi e asgjë tjetër nuk zëvendëson shëndetit, dhe artistja 26- vjeçare e ka mësuar këtë gjë prej vitesh kur u diagnostikua për herë të parë me lupus. Gomez prej disa kohësh ka qenë nën efektin e ilaçeve të shëndetit mendor, gjendja e së cilës u përkeqësua pas ndarjes nga Justin Bieber dhe transplanti i veshkës! Këngëtarja kishte gjithmone e më shumë atake paniku e ankthi.
Sipas burimeve të “TMZ” vetëm pak javë më parë Gomez i është nënshtruar analizave të gjakut, e megjithatë çdo gje dukej se rezultonte në nivele optimal. Por pas përkeqësimit ajo është shtruar sërish në spital dhe këtë herë do të qëndrojë gjatë.

Për shkak të sëmundjes autoimmune LUPUS (gjendje në të cilën të gjitha qelizat e trupit sulmojnë nga qelizat e bardha ) këto të fundit ishin ulur në mënyrë drastike duke i shkaktuar jo pak probleme shëndetësore Selenës.
“TMZ” raporton se Selena donte të largohej nga spitali dhe përjetoi një tjetër krizë kur i thanë se nuk mund ta linin të shkonte. Momentalisht, këngëtarja ndodhet në një institucion psikiatrik në Bregun Lindor Amerikan dhe po trajtohet për një sërë çrregullimesh mendore.

selelna