Këshillat që Angelia Jolie i jep vajzave të saj janë një shembull që duhen marrë nga të gjithë

Showbiz

aglina89

Angelina Jolie është shprehur se ajo do që ti mësojë fëmijëve të saj e sidomos vajzave të luftojnë fort për atë që besojnë. Fituesja e çmimit Oscar, ka treguar për Elle bisedën e saj me ish-sekretarin e shtetit, John Carry rreth fushatës së vazhdueshme kundër përdhunimit, dhe ngacmimeve seksuale ndaj grave.

Ajo është shprehur se burrat dhe gratë kanë gjithë mundësinë e botës që të bashkëpunojnë së bashku për të drejtat e grave. Jolie ka treguar gjithashtu edhe këshillën që ju jep gjithmonë vajzave të saj, Vivienne, 9 vjeçe, Shiloh 11, dhe Zahara 13.

“Unë ju them vajzave të mia, se ajo çfarë ju veçon është ajo që ju mund të bëni për të tjerët. Çdo kush mund të veshë një fustan dhe të bëjë grim. Është mendja juaj ajo që do ju përcaktojë si njeri. Gjeni se kush jeni, çfarë mendoni, dhe për çfarë do të luftoni. Dhe punoni që edhe të tjerët të kenë të njëjtën liri. Një jetë në shërbim është një jetë që ia vlen”.- është shprehur ajo.

Një mesazh i tillë është shumë frymëzues për shumë vajza të cilat bien pre e ngacmimeve dhe kanë frikë të marrin përsipër përgjegjësi të mëdha sepse jetojnë me frikën që nuk mund t’ja dalin. /Blitz.al/