Khloe Kardashian kthehet në krahët e ish-it, pas tradhëtisë së Tristan!

Showbiz

khloe kumbare
Vetëm pak ditë më parë u bë e ditur se Khloe Kardashian ka hequr dorë përfundimisht nga Tristan Thompson. Pas tradhtive të njëpasnjëshme dhe problemeve mes tyre, bukuroshja e ekranit ka vendosur që të ecë përpara dhe i është përkushtuar rritjes së vajzës së saj. Por që tani janë zbuluar të dhëna të reja në lidhje me jetën e saj sentimentale.

french montana khloe kardashian 3 gty

Sipas ‘Hollywood Life’, Khloe po gjen mbështetje tek reperi French Montana me të cilin ka qenë e lidhur 4 vite më parë. Burime pranë saj kanë zbuluar se dy të rinjtë janë më shumë se shokë. “Kimia mes tyre nuk mungon dhe Khloe ka nevojë shumë për mbështetjen e një mashkulli në këto momente”,-janë shprehur burimet.Siç duket, prania e reperit po rrit gjasat që Khloe të rifillojë një lidhje me të , por ende asgjë nuk është e sigurt, pasi ylli televiziv vazhdon të jetë e lënduar.