Kim dhe Kanye, zyrtarisht prindër për herë të katërt!

Showbiz

Pak minuta më parë Kim Kardashian konfirmoi se fëmija i saj i katërt ka ardhur në jetë. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” e ndau lajmin me të gjithë ndjekësit e saj në “Twitter” dhe tregoi se djali duket perfekt. “Ai është këtu dhe ai është perfekt”, ka shkruar Kim në llogarinë e saj.Gjithashtu ajo ka zbuluar se vogëlushi ngjan me motrën e tij më të vogël, Chicago.

“Ai është binjaku i Chicago. Jam e sigurt që ai do ndryshojë shumë, por tani duket njësoj si ajo”, ka thënë Kim Kardashian. Ajo nuk e ka treguar ende emrin e djalit, por me siguri do të zbulohet në ditët në vijim. Kim dhe Kanye zgjodhën që edhe këtë herë fëmija i tyre të vinte në jetë nga një nënë surrogate, duke qenë se e kanë provuar edhe më parë si eksperiencë. Lajmi për fëmijën e katërt të çiftit të njohur u konfirmua në fillim të këtij viti nga revista “People”.