Kim Kardashian, së shpejti nënë për herë të katërt!

Showbiz

kim aladin
Kim Kardashaian dhe Kanye West janë pritje të fëmijës së katërt. Ka qenë vetë çifti i njohur që ka treguar detajet me anë të një interviste për ‘The New York Times’. Sërish fëmija do vijë në jetë nga një nënë surogate, që sipas gazetës në fjalë do lindë në maj të këtij viti.Kim dhe Kanye kanë nisur përgatitjet madje edhe arredimin e dhomës. “Është çmenduri, por më e mira që kam bërë ndonjëherë”,-mësohet të ketë thënë Kim.

kim kanye christmas 3 e1554054287408

Ylli i ‘The Keeping Up With Kardashians’ ka treguar më herët për problemet serioze që ka me shëndetin duke rrëfyer se nuk mund të bëjë fëmijë, por nuk i reziston dot dëshirës për të pasur sa më shumë, kështu që nëna surrogate është zgjidhja më e mirë.Kujtojmë se dy të dashuruarit janë aktualisht prindër të 3 fëmijëve, më i vogli prej të cilëve ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate, para më shumë se një viti.