Kim nis sherrin virtual me modelin dhe askush nuk mban anën e saj!

Showbiz

kim north
Kim Kardashian është përfshirë në një debat publik me modelin Tyson Beckford. Modeli postoi një foto të saj, teksa ishte e ftuar tek Jimmy Kimmel Live dhe shkruajti: “Më vjen keq, por nuk më intereson fare sinqerisht. Ajo nuk është e vërtetë dhe doktorët nuk kanë bërë një punë të mirë tek Kim,” duke iu referuar kështu operacioneve plastike dhe duke theksuar faktin se nuk ka një opinion pozitiv për femrat që kryejnë operacione të pafundme, për të arritur perfeksionin.

tyson koment

Komenti i tij fillimisht u cilësua si i pasjellshëm, por më pas çdokush filloi të mbante anën e tij. Kim komentoi në një faqe që kishte hedhur postimin e modelit: “Motër, të gjithë e dijmë përse nuk të interesoj,” duke iu referuar modelit si gay. Komenti i saj sigurisht që u mor si një koment homofob dhe askush nuk e pëlqeu këtë gjë. Ndërkohë, postimet pro dhe kundër Kim vazhdojnë ende, jo vetëm nga fansat, por edhe nga modeli në fjalë.

kim koment