“Kim po tregohet e duruar sepse e sheh që Kanye po përpiqet”; Mbase nuk do të kemi një divorc mes tyre?

Showbiz

Ndarja e Kim Kardashianit nga Kanye West ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi në mediat e huaja. Por tani duket se gjërat po marrin për mirë. Thuhet se Kim po e mendon më gjatë divorcin duke marrë parasysh që ata kanë 4 fëmijë. Edhe pse jetojnë larg, ata vazhdojnë të komunikojnë dhe qajnë hallet me njëri-tjetrin.

“Kim dhe Kanye po kalojnë më shumë kohë duke komunikuar së bashku. Këto 3 javët e fundit po ecën mirë mes tyre. Kim po tregohet e duruar sepse e sheh që Kanye po përpiqet”-tha një burim pranë tyre.