Kim skandalizoi të gjithë me veprimin e fundit ndaj së bijës…

Showbiz

kim north
Kim Kardashian është vënë sërish në qendër të kritikave, pasi u pa teksa darkonte dhe vajzën e saj North e kishte lënë në tavolinë tjetër. 37 vjeçarja po darkonte veçmas të bijës dhe dados, duke bërë kështu që i gjithë rrjeti të shpërthente me akuza ndaj saj. Ndjekësit e konsideruan nënë të keqe dhe të papërgjegjshme.

north west

Por, Kim u sigurua që t’ua shpjegonte situatën të gjithëve. Sipas saj, në restorant gjendeshin shumë paparacë dhe ajo mendoi ta mbante larg të bijën, për të shmangur përfshirjen e saj nëpër fotografi apo video. E gjitha kjo, ndodhi sepse Kim dëshiron që fëmijët e saj të kenë një fëmijëri normale dhe të mos përfundojnë çdo ditë nëpër lajme të mediave online.