Kivanc Tatlitug transformohet për rolin e ri: Arrini ta njihni dot?

Showbiz

kiv ttl
Pamja e re e Kivanc Tatlitug i ka surprizuar të gjithë. Të paktën, të gjithë ata të cilët arritën ta dallonin menjëherë aktorin.Ishte e vështirë ta njihje atë midis kastit, pasi Kivanc është shfaqur me një look të cilin nuk e kishim parë më përpara. Ai ka ndryshuar modelin e flokëve dhe gjithashtu ka shtuar mustaqe.

resim 153035GC

Aktori e ka treguar disa herë se nuk e ka aspak problem të transformohet, për t’iu përshtatur roleve të ndryshme që i caktohen. Ky është një përkushtim ndaj projektit që i ofrohet, të cilin sipas tij duhet ta ketë çdo aktor. Kasti i aktorëve të projektit të tij të fundit, kanë kaluar disa çaste argëtuese jashtë skenës së xhirimit, ku edhe kanë bërë fotografi të ndryshme gjatë lojrave të tyre. Si iu duket pamja e re e njërit prej aktorëve më të bukur turq?

Lexoni gjithashtu: Merve Bolugur mbyll zyrtarisht pushimet: Rikthimi i aktores në punë!