Komentuesit e kritikojnë, babai i Dua Lipës i jep përgjigjen perfekte!

Showbiz

dua festival
Dukagjin Lipa dhe një pjesë e familjes së Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare që tashmë njeh famë botërore, kanë ardhur në Kosovë me rastin e organizimit të ‘Sunny hill festival’. Ky festival do të mbahet në datat 10-11-12 gusht dhe do sjellë në Prishtinë emrat më të mëdhenj të muzikës botërore duke përfshirë: Martin Garrix, Dua Lipa dhe Action Bronson.

dukagjin erion

Dukagjini ka përfituar nga rasti për të vizituar Shqipërinë madje ka patur edhe një takim me kryebashkiakun e Tiranës, të cilin e konsideron mikun e tij. Pikërisht në foton me Erion Veliajn, një komentuese ka shprehur opininin e saj duke shkruar: “Mirë që jemi ne nga Kosova që bëjmë krenarë me të qenit shqiptar, Rita, Dua, Xhaka, Shaqiri, Behrami, Januzaj dhe Era Istrefi. Sepse ju andej mbetët duke u marr me hashash”.

dukagjin koment

Ky koment nuk i ka pëlqyer aspak babait të Duas, i cili nuk ka nguruar të përgjigjet. “Të lutem mos bë dallime të tilla të kota. 1 gjak një flamur”,-shkruan ai.